Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti ka përkujtuar masakrat në Lybeniq të Pejës dhe në qytetin e Gjakovës që kishte ndodhur më 1 dhe 2 prill të vitit 1999.

Kurti, ka kujtuar se në këtë masakër ishin ekzekutuar mbi 80 persona, burra, gra e fëmijë, përfshirë një foshnje 18-muajshe dhe një grua shtatzënë e cila u vra dhe u zhduk.

“Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë” ka thënë ai.

Tutje, kryeministri ka shkruar edhe masakrën që kishte ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku ishin vrarë mbi 60 burra, gra e fëmijë.

“Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre” ka shtuar ai.

Postimi i Kurtit:

Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë.

Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre.

Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Nuk i harrojmë kurrë.