Kurti: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, por disa shtete po hezitojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë seancës ku po diskutohet për programin qeverisës tha se liberalizimi i vizave është çështje politike dhe se Kosova i ka plotësuar kriteret në këtë drejtim.

Ai tha se Komisioni Evropian mbështet liberalizimin e vizave, por disa shtete janë skeptike.

“Ka shtete që po hezitojnë për liberalizimin e vizave…”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova i ka plotësuar kriteret.

Ai tha më tej, se Qeveria duhet ta ndryshojë imazhin e vendit.

“Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më. Ka bërë krejt çfarë është dashur, mirëpo duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i mirë”, u shpreh kryeministri Kurti.