Kurti: Ka liderë në Kosovë e Serbi që duan incidente në Veri të Ibrit, piskamat e tyre nuk janë për shtet por për pushtet

I pari i Qeverisë së shkarkuar, Albin Kurti ka zgjedhur një video mesazh për të dërguar qëndrimet e tij ndaj situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai tha se qeveria e Kosovës ka aplikuar masën e karantinës në dy komuna me qytetarë serb në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

Kryeministri Kurti ka thënë se nuk është koha që t’ia tregojmë muskujt njëri tjetrit e të piskasim, sepse këto piskama nuk janë për shtet por për pushtet.

Ai më tutje supozoi që ka liderë në Kosovë e Serbi që duan gjakëderdhje në veri të Ibrit, derisa u shpreh rigoroz ndaj tyre.