Kurti e Osmani priten me protesta në Trepçë

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës ku pritet të mbahet manifestimi për 31-vjetorin e grevës së minatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

Si dhe kanë kërkuar që kryeministri Kurti t’i takojë këta të fundit për t’i paraqitur kërkesat e tyre.