“Kurti dhe Osmani jetojnë me popullin”- Daut Haradinaj: Osmani s’ka shumë kohë që bleu shtëpi në Marigonë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’, ku temë diskutimi ishte ‘Beteja e AAK-së’.

Haradinaj i drejtuar nga moderatori të flas për Ramush Haradinajn ai tha se janë optimist se shumë shpejtë do të kemi Presidentin.

‘Na jemi optimist qe do ta kemi presidentin e Republikës së Kosovës, shu më shpejt’.

Haradinaj tha se lista e Aleancës përbëhet nga 110 kandidat për deputet ku numri 1 është bartësi i listës ndërsa 109 tjerët janë ekspert të fushave të ndryshme.

‘Na kemi qenë shumë të përgjegjshëm si subjekt politik. Atëherë kur është arrestua Thaqi, ne në formën më të drejtpërdrejtë e kemi nominu’.

‘E para, e kemi bërë atë që bënë një subjekt politik, pasi asnjë subjekt nuk do të ketë 80 deputet. Ne i kemi dalë votuesit me një ofertë të duhur për rrethanat që jemi. Ne kemi pas diskutime të ngushta edhe me LDK-në, por PDK-ja nuk është kyç. Ne po garojmë me një platformë shumë të saktë. Vetëm ne kemi pozicion politik për dialog. Vetëm ne kemi pas pozicion të qartë për shkëmbimin e territoreve, për Mogherinin, për sovranitetin e shtetit. Këto krejt i ka bërë Haradinaj, që e bënë legjitim për President. Me këtë ofertë, i kemi dhënë ofertë transparente dhe të drejtë votuesit’, u shpreh Haradinaj.

Karshi deklaratave të Vjosa Osmanit lidhur me pasurinë e kandidatit për President, Ramush Haradinajt, kandidati për deputet Daut Haradinaj tha se Vjosa nuk qëndron në një pozitë të favorshme për të diskutuar pasuritë e të tjerëve, duke thënë se në deklarimin e pasurive ajo është edhe më e pasur.

‘Znj. Osmani  hiç s’ka shumë që ka marr shtëpi në Marigona Hill bash te i njëjtit pronar edhe nuk mundet me na kallxu neve, këto mundet me i thanë nëpër studio’, tha Haradinaj.

Ndërsa për sa i përket deklaratës së Osmanit se ajo udhëtonte dhe ndihmonte Haradinajn atë kohë kryeministër, Daut Haradinaj tha se ajo vetëm po e bënte punën e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

‘Dëgjova presidenten në detyrë që ka udhëtu prej Berlinit në Uashington për me i ndihmu kryeministrit të vendit me e ndal ndarjen e Kosovës, edhe mu dok qe e pat një mllef ose pakënaqësi kundër neve, ne nuk jemi duke  e kritiku në asnjë rast z.Osmani dhe e konsiderojmë kandidaturën e saj legjitime, por nëse thotë qe ka udhëtu për me mbrojt kryeministrin ajo e ka kry detyrën për të cilën ka qenë deputete’, u shpreh tutje Haradinaj.