Kurti: Dakordimi i së mërkurës në Bruksel s’do të ishte i mundur pa zhvillimet e së hënës

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur për çështjen e targave dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka thënë se s’do të mund të arrihej marrëveshja e së mërkurës pa ngjarjet që u zhvilluan të hënën kur ai ishte në takim me presidentin serb Vuçiq.

“Të mërkurën më 23 nëntor u arrit pikërisht ajo që mund të arrihej të hënën. Pra, pezullim i veprimeve të mëtejshme sa i përket targave. Në gjykimin dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa zhvillimet e së hënës, sepse të hënën u panë shumë gjëra. E mbi të gjitha u pa braktisja e propozimit të BE-së pikërisht nga ndërmjetësit”.

Serbia shkel marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime , Kurti thotë se …
Kurti përsëriti se takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm sepse nga fokusi i BE-së – te propozimi i BE-së, i mbështetur nga Franca, Gjermania e SHBA – u kalua vetëm te veprimet në lidhje me konvertimin e targave ilegale, raporton Gazeta Express.

Duke thënë se propozimi i tij ishte shumë racional, Kurti tregoi se të hënën “ndodheshim fare pranë tij për të arritur një deklaratë të përbashkët që më pastaj do ta paraqiste Borrelli”.