Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, ndër të tjera ka folur për procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Siç ka bërë të ditur në platformën “X”, Kurti ka theksuar se vitin e kaluar më 26 tetor në Bruksel, Serbia ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.

Kjo në një paketë që sipas tij do të mundësonte zbatimin e plotë të saj, duke përfshirë nenin 7 në lidhje me nenin 10.

“Çështjet që kanë të bëjnë me dialogun duhet të trajtohen në Bruksel”.

“Përpara të nesërmes @coe, takimi për agjendën e Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët e QUINT-it dhe kujtova se juristët e shquar, raportues @Dora Bakoyannis dhe @PACE_News, të gjithë kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, u shpreh kryeminsitri.

Prior to tomorrow's @coe meeting on the Committee of Ministers' agenda, I met with 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇲🇪🇺 ambassadors and recalled that the Eminent Lawyers, Rapporteur @Dora_Bakoyannis, and @PACE_News have all concluded that 🇽🇰 has fulfilled all criteria for membership. pic.twitter.com/HQ4DCddoeg

— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2024

Ai theksoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Nëse përzihen, tha Kurti, dëm do t’i shkaktohej edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që zhvillohet në Bruksel, edhe Këshillit të Evropës si “institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Tash për tash nuk ka ndonjë reagim nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, por ata, vazhdimisht, i kanë bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke formuar fillimisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I underscored that last year on October 26 in Brussels, Serbia refused to sign the Basic Agreement in a package that would have enabled its full implementation, including Article 7 in connection with Article 10. Matters pertaining to the dialogue, must be addressed in Brussels.

— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2024