“Kur t’vi ka me t’i faru të gjithë, në qershor m’ki aty”, mërgimtari nga Suedia kërcënon mitrovicasin

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të kanosjes, që kryesisht po ndodhin përmes rrjeteve sociale, formë kjo që po shfrytëzohet nga të dyshuarit për t’i qëruar hesapet. Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet edhe Policia Rajonale në Mitrovicë, pas denoncimit të një të riu.

Një 34-vjeçar e ka raportuar në Polici një kosovar që jeton në Suedi, për shkak se i njëjti e ka kanosur përmes rrjeteve sociale.

Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë thuhet se i dyshuari L.F., ia kishte lënë një mesazh me fjalët se “A e ki najkond në Suedi, se kur t’vi n’Kosovë në qershor të tregoj unë ty, ka me t’i faru t’gjithë”.

I shqetësuar pasi ka pranuar këtë mesazh, i riu ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, për të parandaluar ndonjë të keqe që mund t’i kanoset familjes së tij, në momentin që i dyshuari arrin në Kosovë.

Sipas burime të Sinjalit me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “kanosje”.