Liverpool

Kur mund të shpallet Liverpooli kampion i Premierligës

Skuadra e Jurgen Kloppit duket e pandalshme në krye të tabelës së Premierligës dhe është favorite absolute për t’u shpallur kampione këtë sezon – por, kur mund ta fitojë matematikisht më së shpejti këtë titull?

Liverpooli e ka bërë startin më të mirë të një sezoni të ri nga të gjitha klubet në top pesë ligat e Evropës – Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesligë dhe Ligue 1 – në histori.

Djemtë e Jurgen Kloppit e kanë thyer rekordin paraprak të vendosur nga Manchester City në sezonin 2017/18 – kur skuadra e Guardiolën e mbylli sezonin me 100 pikë, hera e parë që ndodhi një gjë e tillë në histori të Premierligës.

Tani kurioziteti i tifozëve ka kaluar nga pyetja se a mundet Liverpooli ta fitojë titullin e Premierligës te kur mund ta fitojë më së shpejti këtë trofe.

Pas fitores kundër Wolves në xhiron e 23-të, Liverpoolit i duhen edhe 27 pikë për ta siguruar titullin e Premierligës, që do të thotë edhe nëntë fitore.

Nëse Liverpooli vazhdon me të njëjtin ritëm, duke e fituar secilën ndeshje, dhe nëse edhe rivali i tyre më i afërt vazhdon duke i fituar gjithashtu të gjitha ndeshjet, Liverpooli mund të shpallet kampion i Premierligës më 4 prill kundër Manchester Cityt në Etihad, me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund.