Kur inati të verbon. Media të Beogradit i gëzohen tragjedisë së Francës, shkruajnë se zoti po e ndëshkon këtë ndërtesë me djegie për shkak se gjashtë muaj më parë aty kishte valuar flamuri “i shtetit të rremë të Kosovës”.

Kush i gëzohet djegies së njërës prej objekteve më të rëndësishme botërore fetare dhe të trashëgimisë kulturore, e cila daton që nga shekulli XII?! Dhimbshëm e mjerueshëm!

Katedralja e njohur franceze Notre Dame u përfshirë nga zjarri sot pasdite. Flaket e kanë shkatërruar një pjesë të mirë të saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek ky zjarr i madh.

Pas shumë reagime, gazetat nacionaliste serbe “Alo” dhe “Informer” i kanë larguar shkrimet. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: Kur flamuri i Republikës së Kosovës valonte në Notre Dame-n e shkatërruar nga flakët