Kur flamuri i Republikës së Kosovës valonte në Notre Dame-n e shkatërruar nga flakët

Në nëntor të vitit të kaluar, flamuri i Kosovës kishte zënë vend në mesin e flamujve të shumë shteteve të botës, që ishin vendosur në katedralen franceze Notre Dame, për të shënuar njëqindvjetorin e Luftës së Parë Botërore.

Lajmin e kishte bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duke thënë se për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.

Ky lajm kishte shkaktuar termet në Serbia. Politika dhe mediat atje e kishin cilësuar si skandaloz këtë veprim të shtetit francez, shkruan Ballkani.info.

Në këtë ceremoni kishte marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai po në këtë ceremoni ishte ulur në mesin e liderëve kryesor të botës dhe kjo po ashtu i kishte irrituar tej mase serbët. Pas ceremonisë Thaçi pati takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sot pasdite, Notre Dame u përfshi nga flakët e mëdha dhe një pjesë e mirë e saj është shkatërruar. /Ballkani.info/