I ftuar në “Opinion”, kryeministri Edi Rama, i cili i ka përmendur gjyqin gazetarëve, analistëve, mediave të pakapura prej tij, opozitës e kujtdo që i ka dalë përpara, bëri të njëjtën gjë edhe me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të shprehej pak ditë më parë se, mundi të ndalë skenarin e ndarjes së Kosovës nga treshja Thaçi-Vuçiq-Rama.

Sipas tij, 3 udhëheqësit planifikonin të grabisnin 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës nëpërmjet ndarjes territoriale të Kosovës, por ky plan, sipas tij u prish.

Por përmendja e këtij fakti e tërboi kreun e qeverisë së Tiranës, i cili paralajmëroi gjyqin e radhës, ndërsa nuk hezitoi edhe ofendimet personale në adresë të liderit të AAK-së.

“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!”, u shpreh Rama.

E çuditshme kur e mendon se, kryeministri i Kosovës dhe një nga figurat kryesore të luftës së UÇK-së e tërbon keqazi kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa kur vjen puna te presidenti serb Aleksander Vuçiq, jo vetëm tregon kujdes kur i përmend emrin, por edhe takohet herë pas here, madje bëjnë plane edhe për “Shengen Ballkanik” apo thënë ndryshe ringjallje të “Jugosllavisë së Re”.

loading…