“Kur e shihja Messin se çfarë bënte, më vinte dëshira për ta lënë futbollin”

Kevin Prince Boateng ka dhënë një koment interesant rreth Leo Messit

Boateng ka thënë se kur e shihte Messin se si luante, atij i vinte dëshira për ta lënë futbollin.

“Nëse ia dal të ngjis Monzan në Serie A, do të shpik një vallëzim të ri për të festuar arritjen. Leo Messi? Kur e shijoja nga afër se çfarë bënte, më vinte dëshira për ta lënë futbollin,” ka thënë Boateng.

Boateng aktualisht luan te Monza, klub i cili është në pronësi të Berlusconit dhe Gallianit dhe synon ngjitjen në Serie A.