Administrata publike shtetërore vazhdimisht është kritikuar për mungesë profesionalizmi në shërbimet e tyre për qytetarët e Kosovës.
Niveli profesional bie në gjëra tejet elementare si raportet në email me gabime amatore drejtshkrimore brenda pak fjalive të përpiluara skajshmërisht dobët.
Ballkani.info ka siguruar një email të Drita Kadriut, ish drejtore e “Departamentit për Arsim të Lartë” në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dërguar gjatë kohës sa ishte drejtore, sekretarit të MASHT-it, Ekrem Kastratit, raporton Ballkani.info.
Emaili i referohet një raporti për një takim me përfaqësues të Bankës Botërore.
Në vetëm dy paragrafe mund të gjenden dhjetëra gabime që janë shokuese për një nxënës të shkollës fillore, kurse në këtë rast bëhet fjalë për drejtoreshën që përfaqësonte Departamentin e Arsimit të Lartë.
Ballkani.info ka kontaktuar me zonjën Kadriun e cila nuk ka dashur të flasë duke e orientuar median t’i referohet sekretarisë apo zyrës për media:
“Nuk kam të drejtë të flasë për media, thirrni tek zyra medias apo sekretaria e sekretarisë”, tha ajo, përkundër insistimit tonë për ta komentuar emailin e saj të datës 23 korrikut 2018.
Ndër gabimet më skandaloze mund të shihen fjalët “tekimi” në vend të “takimit”, “pne te mabre” në vend të “punë të mbarë”, “prefaqeuesit” në vend të “përfaqësuesit”, pastaj Banka Botërore është shkrua gabimisht, etj.
As mbiemrin e sekretarit nuk e ka shkruar si duhet, duke iu referuar me Kasti, në vend të Kastratit.
Ky është emaili zyrtar







