Skuadra nga Liga e Parë, Vëllaznimi i Gjakovës është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Kosovës.
“Kuqezinjtë” e mposhtën 2:1 skuadrën e Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Gjakovë.
Golin e parë fillimisht e shënoi ish-lojtari i Dritës, Viktor Kuka, në minutën e 23’të.
Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Norik Krasniqi në minutën e 75’të.
Fitore në këtë raund arriti edhe Llapi, që eliminoi Vushtrrinë.
Skuadra nga Podujeva fitoi 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.







