Kupa e Kosovës vazhdon sot me katër duele të tjera

Ditën e sotme do të vazhdojnë ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Ballkani, Llapi, Vushtrria dhe Feronikeli ishin skuadrat e para që siguruan çerekfinalen në Kupën e Kosovës pasi eliminuan A&N, Lirinë, Flamurtarin dhe Trepçën ’89.

Sot në program janë për tu zhvilluar edhe katër sfida të tjera shumë interesante.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Lipjan, ku Prishtina përballet me Dukagjinin e Klinës.

photo by: @Shpend Ahmeti

Dy skuadrat duan t’i shkojnë Kupës deri në fund, por që kjo aventurë për njërën skuadër përfundon sot.

Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga Liga e Parë, FC Vjosën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Interesant pritet të jetë shumë edhe sfida në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.

Malisheva do të pres Fushë Kosovën, derisa dueli i fundit është ai mes Beharit dhe Prizrenit. Të gjitha ndeshjet e sotme do të startojnë me fillim nga ora 13:00.