Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen ndeshjet çerekfinale – derbi luhet në Lipjan

Kupa e Kosovës zhvillon sot (e mërkure) fazën çerekfinale, me disa ndeshje derbi.

Për këtë rreth, vëmendja do të jetë në duelin mes Prishtinës dhe Ballkanit, si përballja më e zjarrtë.

Sfidë interesante është edhe ajo në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e pret Gjilanin dhe që të dyja synojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

Nuk duhet humbur as ballafaqimin që luhet në Podujevë, aty ku Llapi është nikoqir i Malishevës.

Ndeshja tjetër është ajo në mes të Vushtrrisë dhe Beharit.

Që të gjitha këto përballje fillojnë në ora 13:00. /Telegrafi/