Kupa e Kosovës sot vjen me katër ndeshje, derbi luhet në Suharekë

Fundjava në futbollin e Kosovës do të jetë e rezervuar për Kupën e Kosovës.

Në këtë kompeticion të rëndësishëm që fituesit i mundëson kalimin në garat evropiane, sot (e shtunë) zhvillohen ndeshjet e një të tetës së finales.

Sigurisht që ndeshja kryesore luhet në Suharekë, me Ballkanin që pret Trepçën ’89.

Kjo ndeshje, por edhe tri të tjerat të parapara për sot, luhen me fillim nga ora 12:30.

Drenica në shtëpi pret Dardanën, Feronikeli takohet me A&N dhe KF Vitia me Dukagjinin.