Futbolli

Kupa e Botës: Si arriti futbolli t’ia kthejë buzëqeshjen botës

Mëngjesi i së hënës, më 16 korrik, solli një mërzi brenda zemrave të shumë tifozëve të futbollit. Përveç për tifozët që ishin ende duke festuar nëpër rrugët e Parisit dhe atyre që ishin duke e shtypur mërzinë në baret e Dubrovnikut, tanimë turneu i Kupës së Botës kishte marrë fund.

Pas një muaji të jashtëzakonshëm me ndeshje të njëpasnjëshme futbolli, jeta e vërteta dhe kufijtë e saj filluan riformësojnë jetën e tifozëve, duke e sjellë me vete realitetin e hidhur. Në fund të fundit, ishte vetëm futboll, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Por, dukej më shumë se vetëm kaq kur Kylian Mbappe depërtonte mes mbrojtësve kundërshtarë ose kur Lionel Messi luftonte kundër rrjedhës së ndeshjes, ose kur Rusia dhe Korea e Jugut e arrinin atë që dukej e pamundur, pse kundër qytetet e Anglisë kumbonin nga thirrjes se futbolli ishte duke u kthyer në shtëpi.

Dukej më shumë se kaq kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka festuan duke e bërë shqiponjën në ndeshjen e Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë. Por jo: përfundimisht ishte vetëm futboll, as më shumë e as më pak.

Tani që kjo garë ka mbetur në të kaluarën, bota kërkon ta gjejë kuptimin e asaj dalldie. Çfarë mësuam? Për çfarë ishte e gjithë ajo? Franca ishte kampione e merituar, nuk ka asnjë dyshim për këtë. 11 gola në katër ndeshje të fazës së eliminimit direkt dhe një trofe i dytë i Kupës së Botës nuk ishte një përfundim i keq për një skuadër që kishte ardhur si një fantazmë në këtë garë, një skuadër të mbushur me futbollistë të talentuar, por të mbytur nga taktikat e gabuara.

Në vend të kësaj, ata dhuruan një mësim të rëndësishëm për atë që ndodhë kur një numër i individëve të mrekullueshëm bëhen së bashku, kur pret me durim rrjedhën e ndeshjes dhe fal aq më pak sa është e mundur. Për çdo problem që u doli përpara, ata negociuan. Ata e kaluan nëpër një rrugë të llahtarshme: Argjentina, Uruguai, Belgjika, Kroacia. Triumfi i tyre nuk duhet të zbutet aspak.

Gjithashtu, nuk duhet ta mbivlerësojnë pushtetin që kanë kombëtaret e mëdha evropiane në këtë garë. Por, katër turnetë e fundit janë fituar nga Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia. Por, rrugëtimi madhështor i Kroacisë deri në finale duhet t’iu ndalojë për të menduar më thellë. Një infrastrukturë e tmerrshme futbolli dhe reja e zezë e korrupsionit institucional dëshmoi të mos jetë barrierë mjaftueshëm e madhe për një skuadër që u lidh mes vete, besoi dhe u përgatit për ta mbështetur besimin me guxim dhe përvojë. Ata ishin më afër triumfit në finale sesa që do ta mbajë në mend historia.

Ndërsa, Belgjika, Uruguai dhe Suedia zbuluan se çfarë mund të arrihet me pak fat dhe me shumë punë ekipore. Brazili i bëri ndër paraqitjet më të mirë në këtë garë, vetëm për të zhbërë gjithçka brenda gjysmë ore në Kazan. Skuadra si Japonia e Kolumbia do të kthehen më të forta pas katër viteve. Kombëtare si Italia, Holanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bregu i Fildishtë do të kërkojnë për kualifikim në Katar. Kjo garë e ka sjellë përsëri në qendër të vëmendjes futbollin ndërkombëtar. Me kalimin e kohës, arritja e Kroacisë nuk do të jetë e jashtëzakonshme, por do të kthehet në diçka të zakonshme.

Pastaj e kemi edhe Anglinë, natyrisht. Duke lundruar nëpër valët e optimizmit të madh dhe pritshmërive të larta, skuadra e Gareth Southgate arriti të depërtojë nëpër fazat e eliminimit direkt me një metodë të paracaktuar, vendosshmëri të hekurt, stërvitjet për goditjet e lira dhe fitoren e parë nga goditjet e penalltisë në 22 vitet e fundit. Ky nuk ishte kulmi për ta, larg kësaj. “Sëmundja angleze” i goditi djelmoshat e Southgate në ndeshjet kundër Tunizisë, Kolumbisë dhe Kroacisë. Por, ata e kanë një skuadër të pëlqyeshme, një publik që është rilidhur me kombëtaren, një identitet të definuar dhe grupmoshat më të reja, që kanë qenë duke fituar shumë tituj gjatë viteve të fundit. Mendojeni këtë si hapin e parë, e jo të fundit.

Nëse Anglia e ka një të ardhme të ndritur para vetes, atëherë për dy futbollistët më të mirë në botë, e kundërta është e vërtetë. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga kjo garë brenda pak orëve dallim mes vete. E ardhmja e tyre em kombëtaret u bë e paqartë, ndërsa trashëgimia e tyre mbeti e hapur për interpretim. Ata do të jenë 35 dhe 37-vjeçarë në turneun e radhës të Kupës së Botës, që do të thotë se ky botëror mund të ketë qenë hera e fundit që i kemi parë ata të dy në këtë skenë, përkundër që asnjëri nuk arriti të performojë në kulmin e tyre në Rusi.

Por, patjetër, kishte momente të tilla: Goli i Messit kundër Nigerisë që i theu ligjet e fizikës, het-triku i Ronaldos kundër Spanjës. Por, pas një epokë që është formësuar, shtrembëruar dhe sfiduar nga këta dy superheronj, ndoshta kjo ishte gara ku ideja se një lojtar mund ta zvarrit skuadrën e tij më të dobët drejt triumfit mori fund. Mo Salah, Robert Lewandowski dhe Neymar pritej ta pushtonin këtë garë. Por, me dështimet e tyre u kuptua se ndërtimi i një skuadre rreth një individi të vetëm të mirë nuk është asnjëherë strategjia më fitimprurëse.

Sidoqoftë, epoka e re nuk do të lavdërohet për dy superyje, por për shumë të tillë. Kjo ishte ana tjetër e Kupës së Botës: bekimi i një gjenerate të re të kampionëve, lojtarë të cilët gjithmonë e dinim se kishin potencial filluan ta dëshmojë këtë gjë seriozisht. Nëse 2010-tat ishin vitet e Messit dhe Ronaldos, 2020-tat mund të jenë vitet e Mbappes, Pogbës, De Bruynes, Hazardit, Torreira, Bentancurit, Stones e Pickfordit: burra me talent individual, por me një rol të caktuar taktik në vend të taktikave të vendosura nga ata vet.

Një ndër pikat kryesore, megjithatë, ishte edhe Rusia. Dhe jo vetëm Kombëtarja e Rusisë, që ishte e kufizuar në talent, por jo edhe në motiv, punë dhe guxim. Por, Rusia si vend. Ky ishte turneu më i shtrenjtë në histori të Kupës së Botës, por doli të jetë edhe më së miri i organizuar, pasi që nuk pati incidente dhune, transporti ishte i pametë dhe infrastruktura e stadiumeve ishte e jashtëzakonshme.

Rusia dukej me të vërtetë e magjepsur nga numri i të huajve në mesin e tyre, duke kënduar e kërcyer nëpër kafetë e tyre, me flamuj në duar dhe shpresë në zemër. Një vend që e sheh botën me dyshim u konfrontua me paraqitjen e gjallë të globalizmit, dhe çuditërisht nuk e urryen atë. Solidariteti i të huajve do të mbetë gjithmonë, aq i fuqishëm sa ndonjëherë, me ata që janë të shtypur dhe përndjekur nga qeveria e neveritshme ruse. Por, nëse ato pak javë vere i bashkuan të huajt dhe rusën pak më shumë, atëherë ndoshta ky nuk ishte një dështim. Vetëm pse Vladimir Putin kaloi mirë në këtë garë, nuk do të thotë se gjithë të tjerët kaluan keq.

Ka pasur gjithmonë ligësi dhe krim në botë dhe gjithmonë do të ketë. Kupa e Botës shërben edhe si një platformë për oportunistët dhe demagogët, kleptomanët dhe spekulatorët. Fatkeqësisht, Kupa e Botës do të vazhdojë ta ndotë planetin. Pas katër viteve, kur Kupa e Botës të udhëtojë në Katar, një vend racist që nuk e konsideron të gabuar ta keqpërdorë punën e palodhshme të emigrantëve, tifozët duhet të qëndrojnë të vëmendshëm.

Por, edhe në vrimën e zezë të korrupsionit brenda FIFA-s gjendet një e vërtetë e padiskutueshme. Futbolli i bashkon njerëzit. Futbolli e ngjallë një shpirt të përbashkët si asgjë tjetër në tokë. Dhe në një botë të trazuar, për aq kohë sa do të ketë një top dhe një fushë, si dhe njerëz që shikojnë dhe luajnë, rezervuari i lumturisë së njerëzve nuk do të zbrazet asnjëherë. Është vetëm futboll, por kur bëhet në mënyrë e duhur, është një dhuratë e veçantë.