Kupa e Afrikës: Maroku debuton me fitore “dhuratë”, Namibia preku historinë (VIDEO)

Debutim aspak i lehtë për Marokun e Benatias dhe Zyech, që ka fituar 1-0 ndaj Namibisë në sfidën e parë të grupit në Kupën e Afrikës. Një autogol në minutën e fundit të kohës së rregullt i ka dhuruar 3 pikët, ndryshe do të ishte ndërlikuar gjithçka.

Keimuine prishi ëndrrën e Namibisë, që do të kishte mbajtur një barazim historik ndaj Marokut. Kështu, kombëtarja e drejtuar nga Renard ka fituar dhe tashmë është më e qetë.