Kuotat e basteve: Ballkani me pak gjasa për të triumfuar ndaj Slavia Prahës

Ballkani e zhvillon sonte përballjen e rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Fitorja do t’i mbante gjallë shpresat e dy ekipeve për kualifikim nga grupi, në të kundërtën ato do të shuheshin.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj sfide.

Kuota për fitoren e Ballkanit llogaritet 6.00, barazimi 4.00 teksa për triufmin e çekëve kuota është 1.57.

Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.

Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti.