Royal Antwerp ka kompletuar transferimin e Toby Alderweireld.
Klubi belg ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin 33-vjeçar, shkruan
Alderweireld me Antwerpin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Toby is a RED! ❤️🤍
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) July 15, 2022
Meer info ▶ https://t.co/OugXdjahF1#RAFC #Alderweireld2025 pic.twitter.com/uEmCMixxGQ
Ky përforcim i Antwerpit vije në prag të ndeshjeve kundër skuadrës kosovare, Dritës, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 21 korrik, kurse e dyta më 28 korrik në “Fadil Vokrri”.
Ndryshe, Toby Alderweireld së fundmi ishte pjesë e klubit nga Katari, Al-Duhail.
Ai më herët ka luajtur edhe te klubet e njohura si Ajax, Atletico Madrid, Southampton e Tottenham Hotspur.
Alderweireld numëron edhe 121 paraqitje me Kombëtaren A të Belgjikës.







