Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Janë ndarë vazot për Rrethin e Tretë parakualifikues për FIBA EuroBasket 2025. Shorti do të mbahet më 25 prill në Munih të Gjermanisë nga ora 14:00.

Vazo 1: Kroacia; Bullgaria; Rumania; Zvicra

Vazo 2: Danimarka; Sllovakia; Austri; Luksemburgu

Vazo 3: Kosova; Norvegjia; Irlanda; Shqipëria

12 kombëtaret do të ndahen në katër grupe me nga tri shtete dhe secila do të luajë në shtëpi dhe jashtë me kundërshtarët.

Raundi i Tretë i Parakualifikuesve do të zhvillohet në gjashtë ditë lojërash nga 19 korriku deri më 5 gusht.

Pra, Kosova do të jetë në grup me njërën shtet nga vazo 1 dhe një nga vazo 2.

Fituesi i secilit grup, gjithsej katër, do të kualifikohen në fazën e dytë të rrethit parakualifikues.