Kunati i ministres Haxhiu, mbështetësve të ministres Hajdari: Çka nëse dëshmohet hajnia?

Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar mbështetësit e VV-së, që po e përkrahin ministren Rozeta Hajdari.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai i ka pyetur ata se çka do të bëjnë nëse dëshmohet keqpërdorimi i ministres Hajdari me rezervat shtetërore.

Ai ua ka rikujtuar atyre se standardi i VV-së ka qenë ndryshe.

“Me Rozetën! Me Martinin! Me Nagipin! Çka nëse neser dëshmohët hajnia! Edhe pse standarti i Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qene ndryshe! Po nejse! Pushteti po të transformojka keq e shumë! Hajnat në Burg!”, ka shkruar Krasniqi.