Kunati i Albulena Haxhiut kritikon RTK-në: Tri lajme të njëpasnjëshme për Osmanin, një për Konjufcën

Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duket ta ketë merak gazetarinë.

Kjo pasi, ai ka luajtur paksa rolin e redaktorit të lajmeve.

Krasniqi e ka kritikuar Radio Televizionin e Kosovës për pasqyrim të lajmeve në mënyrë jo të “drejtë”.

Ai ka thënë se RTK duhet të jetë më objektiv e profesional. “Janë tri (3) lajme të njëpasnjëshme për Presidenten e vendit znj. Vjosa Osmani, mbi aktivitetet e saj, ndërsa Ishte vetëm një lajm për Kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe ai ishte në kontestin “negativ””, ka shkruar ai.