Kumbulla ia siguron një pikë Romës ndaj Milanit

Ndeshja derbi e Serie A, Milan – Roma, është mbyllur pa fitues.

Derbi është luajtur të hënën mbrëma në “San Siro” dhe përfundoi 3:3.

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, shënoi golin e fundit dhe të barazimit për Romën në minutën e 84-t.

Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi nga afërsia pas harkimit nga korneri. Golat tjerë për Romën i shënuan Edin Xheko dhe Jordan Veretout, kurse për Milanin Zlatan Ibrahimoviq (2) dhe Alexis Saelemaekers.

Pas gjashtë xhirove, Milani zë vendin e tretë me 15 pikë, kurse Roma është e pesta me 11 pikë.

Lider është Juventusi më 16 pikë.