Trajneri i xhudos Driton Kuka ka reaguar ndaj qarkullimit nëpër rrjete sociale të një lajmi se Majlinda Kelmendi ka aderuar në një parti politike.
Kuka ka thënë se kampionia olimpike Majlinda, nuk ka aderuar në asnjë parti dhe as që do ta bëjë këtë derisa të jetë garuese.
“Majlinda edhe krejt ekipi ynë është i krejt Kosovës dhe mbarë popullit! Nëpër rrjete sociale po keqpërdoret emri i Majlindës gjoja ka aderuar në parti politike! Kjo s’ka ndodh e as që do ndodh deri sa ajo është garuese aktive prandaj mos bini pre e lajmeve të rrejshme!” – ka shkruar Kuka.







