Kuka në gjysmëfinale të Evropianit

(Plotësim)

Loriana Kuka ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë.

Kuka në çerekfinale të kategorisë deri 78 kilogramë triumfoi me “ippon” pas shtesës ndaj austriakes Bernadette Graff.

****

Loriana Kuka ka mposhtur xhudisten ukrainase Anastasiya Turchyn, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, triumfoi me “ippon”.  Në çerekfinale do të përballet me austriaken Bernadette Graf. 

Kosova deri më tash në Evropianin në Lisbonë i ka fituar tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë. Kryeson në renditje të shteteve pas ditës së dytë të garave. Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë e Akil Gjakova në atë deri 73 kilogramë kanë fituar të artë, ndërsa Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë të bronztë. Laura Fazliu dje doli e pesta.