Xhudo

Kuka: Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani

Xhudoja kosovare u tregua e suksesshme në Kampionatin Evropian që u mbajt në Montpellier të Francës, ku katër medalje u siguruan – tri të bronzta dhe një të argjendtë.

Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka deklaruar se medalja e Akil Gjakovës përmbylli Evropianin më të suksesshëm.

 “Akili sot kontriboj për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka.

Përndryshe, të premten, Distria Krasniqi siguroi medaljen e bronztë dhe Nora Gjakova të bronztën.