Kuka: Lajmet negative në Kosovë kanë marrë përmasa shqetësuese (VIDEO)

Trajneri i xhudos Driton Kuka, iu është drejtuar me një mesazh gazetarëve.

Ai këtë e bëri në shenjë pakënaqësie lidhur me lajmet e këqija që në Kosovë kanë marrë përmasa shqetësuese.

Kuka theksoi se duhet të bëhemi më pozitiv dhe të punojmë për lajme më të mira.

Postimi i plotë i Driton Kukës në rrjetet sociale:

Working in progress on our way to Tokyo?
Hajde të punojmē pak ma shumë se ka Kosova edhe të mira e pozitivitet e jo të merremi vetëm me lajme negative!
Në Kosovë trendi me kqyr vetëm anët negative është ka merr përmasa shqetësuese!
Gazetaria të merret edhe me të mirat që ka ky vend e jo vetëm lajme të kqija,është krijuar në Kosovën tonë një ndjesi që asgjë nuk është mirë …
Ka shumë të mira këndej e pak të kqija të punojmë që edhe ato pak gjëra negative ti eliminojmë…