Trajneri i xhudos

Kuka: Çdo medalje e bronztë evropiane më gëzon pothuajse sa një medalje olimpike

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur i lumtur me katër medaljet në Kampionatin Evropian.

Kuka, i ftuar në Sports Shoë në Klan Kosova, mes tjerash ka përmendur punën e madhe që bën Majlinda Kelmendi në rolin e trajneres.

“Të them të drejtën kënaqësi e veçantë si gjithmonë medalje elitare janë medalje elitare, shumë miq të mi shumë njerëz dashamir të sportit, po mendojnë se unë si trajner që kur shkojmë në një kampionat evropian dhe dikush kur fiton medaljen e brozntë unë nuk ndjehem mirë, është plotësisht e kundërta. Çdo medalje elitare e fituar në kampionate evropiane, botërore, lojëra olimpike për Kosovën si shtet i vogël është medalje e artë. Ndoshta dukem subjektiv çdo medalje e bronztë evropiane më gëzon pothuajse më gëzon sa një medalje olimpike”, ka thënë Kuka.

“Çdo garë është sfidë në veti, Distria dhe Nora janë kampione aktuale olimpike, krejt bota stërvitet me gjet rrugën për me korrë fitore ndaj tyre. Këto medalje janë jashtëzakonisht me vlerë për mua. Puna e Majlindës ndihma e saj është e pazëvendësueshme, ekipi është rritur shumë prej grupmoshës deri te keta, i kemi së paku 25 garues. Kemi nevojë që të rritemi me stafin e trajnerëve.”.