Kuka: Atdheu dhe Kosova jonë duhen me vepra dhe jo me fjalë

Trajneri i xhudos Driton Kuka, është shprehur shumë i lumtur pas marrjes së medaljes së bronztë nga xhudistja Laura Fazliu në Marok.

Me këtë rast Kuka tha se vendi duhet me vepra dhe jo me fjalë.

“Bravo Laki bravo! Atdheu e Kosova jonë duhen me vepra e jo me fjalë! Bota dita ditës po i njeh vlerat tona! Erdhe si fëmi në Pejë në fabrikën tonë të medaljeve! Sot medalja jote e Botërorit po tregon që mundi po të shpaguhet! Krenar “, është shprehur Kuka.

loading…