Veri

“Kujt do i paguhet rryma në veri, mbetët të kuptohet pas publikimit të marrëveshjes”

Liron Gjocaj, hulumtues i organizatës INDEP, tha se për të kuptuar se kujt do t’i paguajnë rrymën serbët në veri, mbetët të shihet pasi të publikohet marrëveshja e arritur mes KEDS-it dhe Elektroseverit.

“Për të saktësuar dhe për të qenë 100 për qind korrekt me publikun, për një gjë të tillë duhet të presim e të shohim marrëveshjen e cila pritet të publikohet sa më shpejt, edhe nga ana e organeve qeveritare edhe nga ana e akterëve relevant të sektorit të energjisë”, deklaroi ai.

Gjocaj gjithashtu në Info Magazine theksoi se do të duhej që Elektroseveri të bënte faturimin e sasisë së shpenzuar të energjisë për katër komunat veriore.

Kjo sipas tij duhej të realizohej sepse Elektroseveri është nënkontraktor i KEDS-it.