Vjedhjet vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Ka vjedhje nëpër pompa të derivateve, në dyqane, shitore të celularëve, argjentari, etj.
Mirëpo, një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.
Bëhet fjalë për një lyps, i cili po sa shkon nëpër tavolina për të kërkuar lëmoshë, e shfrytëzon rastin e hutimit të klientëve dhe e vjedhë një çantë.
Videoja është publikuar nga Lindrit Misin, pronar i MissiniSweets.
Ngjarja ka ndodhur në MissiniSweets në Prishtinë.
“Klient të dashur keni konsiderat në raste kur kamarjerët përzojnë lypsarët nga lokalet tona,është për sigurin tuaj ky rast i vjedhjes ndodhi sot në Prishtin në #missinisweets”, kështu ka shkruar Lindrit Misini. /Ballkani.info/







