Kujdes sepse nga nesër nuk mund të kryeni shërbim në Komunën e Prishtinës pa maska e dorëza

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej nesër, 7 prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në komunën.

“Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, thuhet në një postim të komunës në Facebook.

Në lidhje me këtë vendim ka shkruar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Çdo ditë që e kalojmë pa rritje të madhe të numrit të infektuarëve është një ditë më pak mundësi për virusin. Është fitore e radhës. Sot e hëne, fillimi edhe i një jave në restriksione. Por, lajmi i mirë është që kaluam edhe një javë pa probleme të mëdha.

Ju uroj një javë sa më të qetë e më të bukur. #bashkë ta bëjmë këtë javë edhe më të lehtë se javën e kaluar”, ka shkrar Ahmeti në Facebook.