KUJDES, Pamje të rënda! Momenti kur u qëllua mbështetësja e Trumpit në Kongresin Amerikan VIDEO

Roja Kombëtare është dërguar në ndërtesën e Kongresit Amerikan për të vendosur nën kontroll situatën, pasi protestuesit pro-Trump pushtuan godinën.

Si pasojë e protestave një grua është plagosur brenda godinës. Sipas Daily Mail, gruaja është mbështetëse e Donald Trump dhe është qëlluar në gjoks.

Ajo është në gjendje kritike për jetën.

Deri më tani po raportohet se janë edhe gjashtë të plagosur.

Ende nuk dihet kush e ka plagosur gruan, por në pamje shihet se si policia e trajton atë pasi u qëllua në gjoks.