Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka kritikuar ish-ministren e këtij dikasteri, Rozeta Hajdarin.

Pasi foli për 100 ditëshin e punës së tij në Ministrinë e Ekonomisë, Kuçi ka pas disa kritika për ish-ministren.

Ai thotë se kur ka marrë detyrën në Qeveri nuk ka parë gjurmë të punës të ish-ministres.

“Unë gjurmë të punës të ajo s’kum pa, e di që ka qenë prezentë në media, po gjurmë të punës te ajo s’kam pa, gjurmë të një ministrie, të një ministre që qon ndonjë proces përpara s’kam pa. Edhe ato që i ka bo i ka bo në koordinim me Qeverinë”, ka thënë Kuçi.