Kualifikueset e Botërorit, fitojnë Brazili dhe Argjentina

Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, janë duke vazhduar ende, ku mbrëmë kemi pasur disa përballje interesante mes kombëtareve të Amerikës së Jugut.

Kombëtarja e Argjentinës shënoi fitore prej 3:0 kundër Bolivisë, ku golashënues në të tre golat ishte ylli Lionel Messi, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Brazilit e Perusë në të cilën tre pikët i siguruan nikoqirët, duke e mposhtur Perunë me rezultat 2:0.

Po ashtu, fitore shënoi edhe Uruguai, ku e mposhtën me rezultat minimal Kombëtaren e Ekuadorit.

Rezultatet e ndeshjeve kualifikuese për në Botërorin “Katar 2022”, të kombëtareve amerikano-jugore i gjeni më poshtë.

Paraguai 2 – 1 Venezuela

Uruguai 1 – 0 Ekuadori

Kolumbia 3 – 1 Kili

Argjentina 3 – 0 Bolivia

Brazili 2 – 0 Peru