Kualifikimi në rrethin e tretë në Ligën e Konferencës, flet trajneri Ilir Daja

Ballkani e ka mposhtur bindshëm 6:0 La Fioritan në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”, dhe ka siguruar biletën për në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 10:0.

Pas triumfit për ArtSport ka folur trajneri, Ilir Daja, i cili rënditi pikat pozitive të ndeshjes.

“Pavarësisht se kishim një kundërshtar që nuk e ka primare profesionin e futbollit, por ne nuk e kemi nënvlerësuar, kjo ishte më e mira e kësaj ndeshje, sepse na ndihmon të futemi në ritëm. Duhet të kapim ritmin maskimal sepse fillon edhe kampionati. Do të thoja që na vjen mirë që Krasniqi shkoi te goli, dihet që ka një moment pauze – prandaj e lam të shkojë të goli. Pozitive është që shënon brenda dy ndeshjeve 5 gola, Rrahmani”, tha Daja, përcjell Insajderi.

Ballkani në rundin e tretë kualifikues e pret fituesin e ndeshjes mes Sutjekas ose Klaksvikut.