Është tërhequr shorti për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2021, për gjeneratat deri në moshën 17 vjeçare.

Rruga drejt finaleve të Qipros, ka filluar sot me tërheqjen e shortit.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e grupit 6, së bashku me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.

Edhe Kombëtarja A e Kosovës, në kualifikimet e fundit ka pasur punë me Çekinë dhe Malin e Zi.

Në anën tjetër, Shqipëria U17 do të jetë në grupin 2, së bashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë.