Ku i ka marrë Agron Kuçi 106.000 Euro për të privatizuar 53 hektarë tokë në Deçan?

Para dy (2) viteve, Agron Kuçi paska privatizuar 53 hektar tokë në Komunën e Deçanit në vlerë 106.000 Euro.

Këtë tokë e kanë shfrytëzuar disa banorë të Deçanit, brez pas brezi. Ndërsa Agron Kuçi u paska marrë atyre tokën e prindërve dhe gjyshërve të tyre, në mënyrë tinëzare dhe kundër vullnetit të tyre. Të paktën, të kishte dalë përballë këtyre banorëve dhe të mos ishte fshehur prapa emrit të vëllait.Juniku ka traditë dhe besë të shqiptarit. Mirëpo Agron Kuçi i paska harruar këto tradita, sepse i paska shitur dy (2) gisht fytyrë për vetëm 53hektar tokë në Deçan.

Këtë të diele me 17 tetor, do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Junikut, dhe junikasit nuk do të lejojnë që Agron Kuçi të dëmtoj imazhin e Junikut edhe për 4 vite të tjera. Agron Kuçi bën mirë nëse e kupton se Juniku nuk e shet traditën e vet asnjëherë, jo për 53 hektar tokë ose 106.000 Euro, por për asgjë në këtë botë.

Në gjithë këtë ngjarje të turpshme, junikasit i kanë 2 pyetje kryesore për kryetarin Agron Kuçi:

1. Ku i ka marrë Agron Kuçi 106.000 Euro për të privatizuar 53 Hektar tokë në Deçan? Nuk besoj që i ke nga kursimet e rrogës si kryetar i Komunës së Junikut!

2. Pse i tradhtove edhe banorët e Deçanit gjatë kohës sa ke kryetar i Junikut por nuk prite të paktën deri këtë të diel kur nuk do të jesh më kryetar në Junik?

Para 12 viteve Agron Kuçi u bë kryetar i Junikut, me duar në xhepa dhe me shumë premtime për Junikun. Pas 12 viteve, ai po largohet pa realizuar asnjë premtim mirëpo me xhepa të mbushur plot dhe me miliona pasuri për veten dhe familjen e tij. Tri mandate aktroi si viktimë dhe e mashtroi Junikun. Mirëpo nuk i paska mjaftuar vetëm Juniku, sepse në cilësinë e Kryetarit të Junikut, paska përfituar tokë edhe në Deçan.

Të bashkangjitur me këtë postim e gjeni një raportim dy (2) minuta nga portali “Insajderi” lidhur privatizimin e tokave në Deçan nga Agron Kuçi, në mënyrë tinëzare. Pra, i ftoj të gjithë qytetarët e Junikut që të ndajnë 2 minuta për të përkujtuar 12 vitet e qeverisjes së Agron Kuçit. Ndërsa me 17 tetor, vendosni ju vet për të ardhmen e fëmijëve tuaj në 4 vitet e ardhshme në Junik.Për Junikun, për të gjithë. /Botasot/