Kthehet dhuna në futbollin kosovar VIDEO

Ndeshja e Ligës së Dytë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës është kthyer në një arenë boksi.

Në videot e siguruara shihen dhjetëra persona të përfshirë në përleshje.

Nga videoja shihet edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve, gjë e cila është e ndaluar në bazë të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Fushë Kosova aktualisht gjendet e para në tabelë në Ligën e Dytë, kurse Vjosa gjendet në vendin e katërt.