Kryeziu: Do të marrim më të mirën nga ky barazim për ndeshjet e qershorit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, e ka quajtur të vështirë ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Ka thënë të mos e kenë pritur një Bugari kaq defensive.

“Ka qenë shumë e vështirë. Ata me një apo dy raste na dhanë një gol. Kanë para ata në ndeshjen e fundit kemi bërë këtu në stadiumin tonë. Nuk i kemi pritur kaq defensivë bullgarët sot, por ne prapë krijuam rastet tona”, ka thënë ai.

Kryeziu ka pranuar se në pjesën e parë Kosova ka pas disa probleme, që tha se u përmirësuan në pjesën e dytë.

“Por prapë jemi pak të zhgënjyer, sepse kemi pritur që të nisim me fitore. Do të marrim ëmë të mirën nga kjo ndeshje dhe do të fokusohemi për ndeshjet e qershorit”, ka thënë Kryeziu.