Takim

Kryetarja e kuvendit të Sllovenisë edhe sot në Kosovë, do të takohet me Gërvallën

Kryeparlamentarja e Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic, po qëndron edhe sot në Kosovë.

Ajo në ora 10:00 do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim Kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. (Objekti i MPJD-së)”

Zupancic dje është takuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, dhe presidenten Osmani.