Çun Lajçi ka publikuar një video ku shihet ai duke kënduar në mes të sheshit në Prishtinë.

Ai është befasuar nga këngëtari Sabri Fejzullahu i cili për disa sekonda qëndroi në këmbë, pas tij, dhe e dëgjonte duke kënduar.

Më pas, Lajçi e kthehet mbrapa dhe e kupton që është Sabri Fejzullahu.

“A Sabri, ec këtu, ta hëngsha synin”, i thotë Lajçi Fejzullahut dhe përqafohen.

Lajçi tregoi se Fejzullahu ia la disa moneta mbi libra: një të gjelbër dhe dy blu.

Lajçi ka shkruar se Fejzullahu i tha “populli është me ty, jo kuajt e pushtetit”.