Asambleja e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, e ka zgjedhur Zhivoin Rakoçeviqin, president të ri të shoqatës. Rakoçeviq jeton në Graçanicë, ku pos detyrës së gazetarit e kryen edhe detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës.
Për qëndrimet antishqiptare të Rakoçeviqit më së miri tregon një video xhirim i vitit 1998, ku Rakoçeviq shihet se është pjesë e një proteste antishqiptare të serbëve në Prishtinë, ku turma brohorasin slogane antishqiptare, të cilat njëherazi ishin edhe fyese, shkruan Ballkani.info.
Për më shumë shikoni një pjesë nga video e protestës ku shihet edhe Rakoçeviq:

Se Rakoçeviq ka qëndrime antishqiptare e kishte treguar edhe gjatë ceremonis së varrimit të gruas së tij Sonjës, e cila ishte mjeke me profesion dhe kishte vdekur si pasoj e Covid-19. Rakoçeviq gjate fjalimit për të pranishmit në varrim ishte shprehur, `Sonja dhe unë kemi ëndërruar Kosovën e lirë….`, çka lenë të kuptoj se Rakoçeviq e cilëson Kosovën si të okupuar.
Rakoçeviq pos qëndrimeve antishqiptare është i njohur edhe për lidhjet e tij me mediat shtetërore ruse, si Sputnik, që është mjet i shpërndarjes së propagandës së Putin, si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë.
Gjatë një interviste që Rakoçeviq e kishte për Sputnik, ai ishte shprehur se `Shqiptarët e Kosovës frikësohen nga Sputnik`, fjali e cila edhe ishte përzgjedhur për titull të intervistës. Përmes kësaj fjalie Rakoçeviq ishte munduar ta lartësoj Sputnikun dhe të fyej të gjithë banorët shqiptarë të Kosovës.

Besohet se në përzgjedhjen e Rakoçeviq për president të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë kanë ndikuar qëndrimet e tija antishqiptare si dhe lidhjet me drejtuesit e mediave ruse në Serbi.








