Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza sot feston 58 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast vajza e tij, Doruntina Hamza i ka kushtuar një urim të veçantë, shkruan Jepi zë.
Përmes këtij urimi tha se ai do ta ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemren e saj.
“Urime ditëlindja babi. E ke dhe do ta kesh gjithmone vendin e veçantë në zemren time. Te du”, ka shkruar vajza e Bedri Hamzës në Facebook.
Ndryshe, Hamza pritet që së shpejti ta marrë detyrën e kryetarit të Mitrovicës pasi doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit ku arriti fitoren pa balotazh.








