Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen Popaj për humbjen tragjike të fëmijës së tyre Leanit.

Ai gjeti vdekjen pas një aksidenti tragjik në Zvicër.

“Leani u nda shpejt nga jeta, por dashuria dhe kujtimi për të do të jetojnë përgjithmonë!”, shkruan Latifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta, në moshën 4-vjeçare, të vogëlushit Lean (Jetmir) Popaj, si pasojë e një aksidenti në Zvicër, më 11 gusht 2025.

Në këto çaste të dhimbjes së pamasë, bashkëndiej nga zemra me familjen Popaj e veçanërisht me Jetmirin, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë!

Leani u nda shpejt nga jeta, por dashuria dhe kujtimi për të do të jetojnë përgjithmonë!