Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
“Sot pata kënaqësinë ta pres në zyre Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, z. Pal Lekaj, i cili është duke e bërë turneun e Dëgjimeve Publike për “Autostradën e Dukagjinit.” Pas takimit tonë, u mbajt Dëgjimi Publik në Kuvendin Komunal të Pejës, ku u diskutua për autostradën, e cila do të kalojë nëpër Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë dhe do të përfundojë në Prizren”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.
Me këtë, Muhaxheri e njeh angazhimin dhe punën e ministrit Lekaj, në mënyrë që Dukagjini të bëhet me autostradë ashtu siç ka premtuar kryeministri Haradinaj.
Muhaxheri është pjesë e LDK-së. /Ballkani.info/







