Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se kanë mungesë të stafit mjekësor.

Ai ka thënë se këtë mungesë e kanë edhe në kushte normale, por që ka theksuar se numri i popullsisë së komunës kërkon më shumë staf mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi staf të mjaftueshëm mjekësor. Kemi nevojë për më shumë mjekë, dy i kemi të vetizoluar edhe i treti prioritet të vetizolohet”, ka thënë Begaj.

“Ligji nuk na ka lejuar që të kemi më shumë mjekë. Në bazë të popullsisë kemi nevojë për shumë më shumë”.